Kompania e mirënjohur Drena është bërë pjesë e panairit të rëndësishëm Expo Diaspora 2026, që po mbahët në ambientet e Prishtina Mall.

Në këtë ngjarje të madhe, vizitorët po njihen nga afër me cilësinë e lartë të produkteve si:

  Ruko Juice – Lëngje 100% natyrale.

  Panoni Ice Tea – Pije freskuese e çajit të ftohtë.

 Ruko Power – Pija energjike dhe

Drena – produktet e bulmetit

Pas hapjes zyrtare që u mbajt dje, panairi po vazhdon me dinamikë të lartë edhe sot, ndërsa nesër do të jetë dita e fundit e këtij aktiviteti.

Gjatë ketyre ditëve, hapësira e prezantimit të kompanisë Drena ka pritur vizitorë të shumtë, të cilët kanë pasur mundësinë të shijojnë dhe të njihen me standardet e larta që karakterizojnë këto produkte.

Pjesëmarrja në Expo Diaspora 2026 përfaqëson një platformë strategjike për kompaninë Drena. Ajo shërben jo vetëm për promovimin e produkteve te konsumatori i gjerë, por edhe për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me partnerë potencialë biznesi nga diaspora dhe tregu vendor.

Përmes kësaj prezence, Drena rikonfirmon përkushtimin e saj për të ofruar cilësi premium dhe për të vazhduar fuqizimin e brendeve të saj në treg.