asketbollisti Drilon Hajrizi ka reaguar ndaj klubit të Pejës, për akuzat se ka sharë pjestarët e stafit.

Ai ka mohuar këto akuza, derisa ka kërkuar nga skuadra e Pejës të ia kthej borxhin prej 15 mijë eurove, shkruan IndeksOnline.

Reagimi i plot

ë: Të dashur dhe të respektuar qytetarë, Nuk kam sharë, nuk është në natyrën time! Është e vërtetë se e kam ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesëve të sharjeve në kor ndaj meje në Pejë, por assesi lojtarët e aq më pak klubin. Kontributi im për KB Pejën është i madh.

Atë e dijnë tifozët e vjetër, Shqiponjat e vërteta. Këta që janë vërsulur ndaj meje, duan që kështu të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin palarat e tyre. Në vend se të merreni me këto marrina ma ktheni borxhin prej 15,000 Eurove! Ja sharjet e orkestruara në kor ndaj meje. Paramendoni, ndaj njeriut që dha aq shumë për klubin e KB Pejës!