**Drilon Islami pëson lëndim të rëndë, theu klavikulën**
Mesfushori i njohur kuqezi, Drilon Islami, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së fundit kundër Shkëndijës së Haraçinës. Si pasojë e një përplasjeje në fushë, ai theu klavikulën e krahut të djathtë.
Incidenti e detyroi Islamin të largohej menjëherë nga loja dhe të transportohej me ambulancë drejt spitalit më të afërt. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan thyerjen e klavikulës, e cila ndodhet në pjesën e sipërme të shpatullës.
Aktualisht, ende nuk është vendosur nëse mesfushori do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale apo do të ndjekë një regjim trajtimi përmes terapisë dhe rehabilitimit.
Megjithatë, ky lëndim serioz pritet ta mbajë Drilon Islamin jashtë fushave të futbollit për një periudhë të konsiderueshme, duke përbërë një mungesë të madhe dhe të ndjeshme për skuadrën kuqezi.
Burimi: Indeksonline
