Mislav Karoglan emërohet trajner i Partizanit, pas largimit nga Ballkani
Trajneri i njohur kroat, Mislav Karoglan, ka një detyrë të re pas largimit nga Ballkani disa javë më parë. Ai është emëruar trajner i klubit shqiptar Partizani i Tiranës, siç raporton Indeksonline.
44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.
Kjo shënon eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas angazhimit të fundit në Superligën e Kosovës me Ballkanin. Gjatë karrierës së tij, Karoglan ka drejtuar klube prestigjioze si Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi, përfshirë edhe angazhimet në kompeticionet europiane.
