Sonte, Drita luan për avancim në play-off të Ligës së Konferencës

Skuadra kosovare FC Drita do të luajë sonte ndeshjen e kthimit kundër Florianas nga Malta, duke kërkuar avancimin në fazën e play-off-it të Ligës së Konferencës të UEFA-s.

Takimi i parë mes dy ekipeve, i zhvilluar në Maltë, përfundoi në barazim 1:1.

Për të siguruar kualifikimin, kampioni i Superligës së Kosovës ka nevojë për fitore në ndeshjen e sotme.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

(Burimi: Indeksonline)