KB Peja forcon radhët me amerikanin Jack Hemphill

Klubi i Basketbollit Peja ka zyrtarizuar afrimin e përforcimit më të ri të skuadrës, amerikanit Jack Hemphill, i cili do të luajë në pozicionin qendër.

Me gjatësi 206 cm, Hemphill vjen me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka luajtur në disa liga të ndryshme evropiane dhe jashtë kontinentit. Hemphill ka përfaqësuar klube në shtete si Serbia, Turqia, Sllovakia, Çekia, Holanda, Bullgaria dhe Portugalia, si dhe në Kanada.

Ndër ekipet e tij të mëparshme mund të veçohen: KK Metalac Valjevo (Serbi), Konyaspor (Turqi), Inter Bratislava (Sllovaki), BK Olomoucko (Çeki), LWD Aris Leeuwarden (Holandë) dhe Akademik Plovdiv (Bullgari).