Leonardo DiCaprio feston ditëlindjen e 52-të
Aktori i njohur amerikan, Leonardo DiCaprio, sot feston ditëlindjen e tij të 52-të.
Ylli i Hollywood-it lindi më 11 nëntor 1974 në Los Angeles, Kaliforni. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai është bërë një nga aktorët më të shquar në botë, me role të veçanta në filma të suksesshëm si “Titanic”, “Inception”, “The Wolf of Wall Street” dhe “The Revenant”.
DiCaprio fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 2016, për interpretimin e tij në filmin “The Revenant”.
