Dua Lipa Sfidon Gravitetin me Pozën Akrobatike në Ujë Gjatë Pushimeve
Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, po shijon pushimet e saj, duke zbuluar një mënyrë të veçantë dhe mjaft sfiduese për t’u argëtuar.
Ndërsa destinacioni specifik mbetet i paqartë, pamjet e shpërndara prej saj në rrjetet sociale e tregojnë atë në një ambient tropikal, të rrethuar nga deti i kristaltë dhe temperatura të larta.
Me rastin e Ditës së Punëtorëve, Dua shfrytëzoi kohën për të shijuar qytetin dhe rrethinat e tij, por vëmendjen më të madhe e tërhoqi një video ku ajo praktikon pilates.
Në këtë video, këngëtarja shfaqet mbi një dërrasë sërfi, në mes të ujit, duke qëndruar në kokë. Kjo pozë akrobatike jo vetëm sfidon aftësitë fizike të Lipës, por duket se tallet edhe me ligjet e gravitetit.
