Dua Lipa shtatzënë? Spekulimet ndezin diskutimet në rrjetin social
Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të thashethemeve për një shtatzëni të mundshme, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi nga një postim viral në platformën X, ku pretendohej se artistja shqiptare ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin Callum Turner.
Postimi shoqërohej me një imazh ekografie dhe një citim të dyshuar nga Dua Lipa: “Tani po ha për dy”.
Brenda pak orësh, ky publikim grumbulloi miliona shikime dhe u shpërnda gjerësisht nga përdorues të ndryshëm, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime të zjarrta mes fansave të çiftit.
Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Dua Lipa apo Callum Turner lidhur me një shtatzëni të tillë. As artistja, as partneri i saj nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që të mbështesë këto pretendime.
Për pasojë, lajmi mbetet në rrafshin e thashethemeve dhe spekulimeve në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin një reagim zyrtar nga vetë çifti.
