**”Ose ndryshon, ose e ka të vështirë”: Paralajmërimi i qartë për Vinicius Juniorin**

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe analisti aktual, Álvaro Benito, i ka dërguar një mesazh të fortë sulmuesit brazilian, Vinicius Junior. Ai i kërkon lojtarit të përfshihet më shumë në lojën kolektive të skuadrës, sidomos në aspektin mbrojtës.

Benito vlerëson se ekipi madrilen ka gjetur një ekuilibër të ri nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe se tani mbetet për t’u parë se si do të përshtatet Vinicius pas rikthimit nga pezullimi.

“Për mua, kjo nuk është diçka e ndërlikuar. Ai është një futbollist i shkëlqyer, por ka një problem: në fazën mbrojtëse shkëputet nga loja gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes,” deklaroi Benito në emisionin “El Larguero,” sipas raportimeve të “Gazeta Express.”

Ai theksoi se Vinicius duhet të kuptojë që edhe detyrat mbrojtëse janë pjesë integrale e përgjegjësive të tij si lojtar.

“Është një lojtar me fizik të jashtëzakonshëm. Ai duhet vetëm të ndryshojë atë pjesë të mentalitetit që e shtyn të vrapojë vetëm përpara dhe të fillojë të vrapojë edhe prapa. Kjo do t’i bënte shumë mirë. Varet nga ai, por kam shumë dyshime nëse do t’ia dalë,” shtoi analisti.

Benito beson se konkurrenca duhet të jetë e barabartë për të gjithë futbollistët dhe se askush nuk duhet të gëzojë privilegje kur bëhet fjalë për detyrat në mbrojtje.