Kaos i plotë në Le Havre: Tre largime kyçe në drejtori brenda dy ditësh
Një situatë tejet kaotike ka përfshirë klubin francez Le Havre. Vetëm brenda 48 orësh, skuadra ka pësuar tri largime thelbësore në strukturat e saj drejtuese.
Fillimisht, klubi vendosi të shkarkonte trajnerin Didier Digard. Më pas, presidenti Jean-Michel Roussier paraqiti dorëheqjen nga posti i tij.
Megjithatë, zhvillimet nuk u ndalën këtu. Ish-futbollisti i njohur, Demba Ba, gjithashtu ka vendosur të largohet nga klubi, duke e lënë Le Havren pa një figurë tjetër të rëndësishme në kuadrin sportiv.
Kështu, në harkun e vetëm dy ditësh, klubi francez ka mbetur pa trajner, pa president dhe pa drejtor sportiv, siç raporton Indeksonline.
