Fushata Zgjedhore: LDK mobilizon mbështetësit në Dukagjin, Gëzim Hazrolli thekson përkushtimin për ndryshim
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka zhvilluar takime dhe tubime elektorale në disa qytete të rajonit të Dukagjinit, si Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë.
Gjatë këtyre vizitave, Hazrolli deklaroi se pjesëmarrja e madhe në tubime reflekton, sipas tij, “energjinë, besimin dhe përkushtimin e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim”. Ai theksoi se kudo ku ka shkuar, ka gjetur mbështetje dhe gatishmëri nga qytetarët për t’u angazhuar në përmirësimin e ardhmërisë.
“Faleminderit Dukagjini për mikpritjen, besimin dhe forcën që po i jepni kësaj kauze zgjedhore,” u shpreh Hazrolli.
Hazrolli kandidon me numrin 35 në listën zgjedhore të LDK-së, e cila mban numrin 113 në fletëvotim.
Fushata e LDK-së në këtë rajon po vazhdon me takime të shumta me qytetarë, duke u fokusuar kryesisht te zhvillimi lokal dhe mobilizimi elektoral.
