Kim Turnbull, partnerja e Romeo Beckham, ka shpërndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet e tyre romantike në Bali.

Çifti, i cili udhëtoi drejt ishullit indonezian për të festuar përvjetorin e tyre të dytë, ndau me ndjekësit çaste nga ditët e kaluara së bashku. DJ-a 24-vjeçare, Kim, u shfaq në disa foto me bikini ngjyrë ulliri. Ajo realizoi një ‘selfie’ përpara një pasqyre, ndërsa në një tjetër fotografi mban një kapelë të kthyer mbrapsht.

Përveç pushimeve pranë pishinës, çifti shfrytëzoi kohën për të eksploruar natyrën. Ata shëtitën përgjatë lumit dhe ndoqën një kurs gatimi në natyrë.

Në një prej imazheve, Romeo shihet duke përgatitur përbërësit së bashku me një shef kuzhine, ndërsa në një tjetër, ai është ulur mbi një shkëmb pranë lumit. Kim shoqëroi postimin me mbishkrimin e thjeshtë: “Aventura”.