Këngëtarja Benita Zena, ish-pjesëtare e Big Brother VIP Kosova, tërhoqi vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në emision, për shkak të disa situatave. Lidhur me ngjarjet që ngritën pikëpyetje te publiku, ajo ka dhënë sqarime ekskluzive në emisionin “Artistët Shqiptarë”.

Ndër të tjera, Benita foli për momentin kur gjuajti me shishe Elijonën, duke shpjeguar nëse banorja ishte shënjestra e “sulmit” të saj. Gjithashtu, ish-banorja rrëfeu pse mendon se nuk arriti në finale, cilat janë marrëdhëniet e saj me Labinot Rexhën dhe Albën, si dhe çfarë ndodhi mes saj dhe Klodit, nga koha e Big Brother-it deri më sot.