Veturën e marrë me qira në Prishtinë, i dyshuari dyshohet se e shiti në Serbi
Një incident i pazakontë ka ndodhur ditët e fundit në Prishtinë, ku një veturë e marrë me qira dyshohet se është shitur jashtë vendit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një burrë dyshohet se ka shitur në Serbi një veturë që paraprakisht e kishte marrë me qira në kryeqytet.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ankuesi, një shtetas kosovar, ka raportuar më 12 maj 2026 se një i dyshuar, gjithashtu shtetas kosovar, kishte marrë me qira nga ai më 4 maj 2026 një veturë me targa vendore.
Sipas ankuesit, dyshohet se i dyshuari e ka futur veturën në territorin e Serbisë dhe e ka shitur atje, në një auto servis.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po vazhdojnë hetimet.
