**Gjendet i pajetë një person në Fushë Kosovë**

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, një mashkull kosovar, është gjetur i pajetë në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur më 12.05.2026, rreth orës 13:11. Ekipi mjekësor, i cili ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’.