Tensionet në Shqipëri, nga protestat që po zhvillohen atje kanë vazhduar edhe sot.

Në rrjetet sociale janë ndarë pamje të përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Në një prej tyre, shihet momenti kur policia e përplas në asfalt me forcë një person, e më pas e godit atë derisa ai është i shtrirë në tokë.