Seko Fofana, mesfushori i cili u etiketua si i dobët gjatë periudhës së tij në Arabinë Saudite, realizoi mbrëmë një gol spektakolar që po cilësohet si një prej më të bukurve të javës në futbollin europian.
Lojtari, tashmë pjesë e FC Porto, shënoi golin mahnitës në minutat e fundit të ndeshjes. Pas një driblimi virtuos, ish-futbollisti i Al Nassr befasoi të gjithë duke shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj Famalicaos, në javën e 28-të të ligës portugeze.
Edhe pse goli i Fofanës e çoi rezultatin në 2:1, skuadra mysafire arriti të barazonte shifrat në 2:2 në fund të takimit, sipas raportimeve të Indeksonline.
