Aksident tragjik në Elbasan: Një 7-vjeçar humb jetën pasi përplaset nga automjeti

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas raportimeve të Euronewsalbania, i mituri u përplas nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta. Forca policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacione paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur teksa fëmija, duke kaluar rrugën për në shkollë, i ka shpëtuar dorës së nënës dhe është përplasur nga mjeti.

Fatkeqësisht, i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja fatale.