Haradinaj përkujton masakrën e Lybeniqit: Sakrifica e martirëve, obligim për drejtësi

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bëri homazhe sot në 28-vjetorin e masakrës së Lybeniqit, duke nderuar viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike të luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar anëtarët e familjeve Hamzaj, Mehaj dhe Gogaj, të cilët u vranë më 25 maj 1998, duke i cilësuar si martirë të ekzekutuar mizorisht nga forcat serbe.

“Dhimbja për ta mbetet e pashuar, ndërsa kujtimi për ta është obligim i përhershëm. Sakrifica e tyre dhe e të gjithë të rënëve na obligon që të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi, derisa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve gjenocidale të kryera në Kosovë të marrin dënimin e merituar. Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë”, shkroi Haradinaj.