Ngjarje tragjike në Itali: Babai ther me thikë djalin 12-vjeçar, pastaj tenton vetëvrasjen
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Napoli të Italisë, ku një djalë 12-vjeçar është therur dy herë me thikë në gjoks nga babai i tij, brenda shtëpisë së tyre.
Sipas raportimeve të mediave, ngjarja tragjike erdhi pas një sherri familjar, ku tehu i thikës depërtoi në mushkëritë e të miturit.
Pasi kishte therur të birin, burri tentoi të vetëvritej, duke e qëlluar veten me thikë në fyt dhe në fytyrë.
Mediat, duke cituar “Tch”, raportojnë se edhe nëna e 12-vjeçarit ka marrë plagë në dorë.
Të dy, babai dhe djali, u dërguan menjëherë në Spitalin “Veçhio Pellegrini” dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
