**Korçë: Arrestohet kirurgu i spitalit për ngacmim seksual**
Një kirurg i spitalit të Korçës është arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual, pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare. Mjeku i përfshirë në këtë ngjarje është Nikolla Nunka.
Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta të barkut dhe të vjellave. Pas kontrolleve mjekësore, iu vendos të kryente një ndërhyrje kirurgjike për apendicit, raporton TCH.
Në kallëzimin e saj, vajza pretendon se mjeku 72-vjeçar, Nikolla Nunka, i cili ishte kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht. Ajo shprehet se ai e ka prekur në pjesë intime me pretendimin se po kryente kontroll mjekësor.
21-vjeçarja vazhdon të jetë e shtruar në spitalin e Korçës. Pas marrjes së kallëzimit nga Policia e Korçës, u bë shoqërimi dhe më pas arrestimi i 72-vjeçarit Nunka.
