Përballja e Serisë A mes Juventusit dhe Venezias, që po luhet në stadiumin ‘Allianz’ të Torinos, vazhdon me rezultatin pa gola (0-0) pas 28 minutash lojë. Megjithatë, ylli kosovar, Edon Zhegrova, ishte shumë pranë zhbllokimit të rezultatit për ‘bardhezinjtë’.

Zhegrova, i cili e nisi ndeshjen si titullar, krijoi një mundësi të rrezikshme për gol, duke kërcënuar seriozisht portën e skuadrës mysafire. Në këtë pjesë të parë, Juventusi po ushtron presion për të gjetur rrugën e rrjetës, por po përballet me një mbrojtje të organizuar mirë nga Venezia.