Egli Tako, një nga moderatoret dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një postim të fundit. Ajo, krahas angazhimeve profesionale, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e saj. Së fundmi, Tako ka postuar disa imazhe nga plazhi, duke shkaktuar komente dhe pëlqime të shumta. Në këto fotografi, ajo shfaqet me një kapele në stilin kauboj, detaj që e bën paraqitjen e saj edhe më origjinale dhe joshëse.
