Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e mbrëmjës në Banjë të Istogut.
IndeksOnline mëson se i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtari për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 20:50, Policia është njoftuar se në fshatin Banjë-Istog, një person është lenduar nga arma e zjarrit, Policia menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjës, për të mbledhur provat e nevojshme, i lenduari është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa i dyshuari është lagruar nga vendi i ngjarjës, Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.
