Policia e Kosovës ka ekstraduar sot, më 4 gusht 2026, shtetasin kosovar K.B. nga Zvicra, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar. K.B. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (INTERPOL) e Policisë së Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe organet e drejtësisë.

I dyshuari K.B. ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it nga organet e drejtësisë së Kosovës.