Moderatorja e njohur Elita Rudi ka shuar së fundmi kurreshtjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale lidhur me aludimet për një shtatzëni të mundshme.

Përmes një postimi në Instastory, Elita ka ndarë një bisedë private me një nga ndjekësit e saj, duke sqaruar një herë e mirë situatën.

Një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt: “A je shtatzënë”, duke u nisur nga një video e postuar ku ajo promovonte një produkt. Elita nuk ka hezituar të kthejë përgjigje menjëherë, duke shkruar shkurt dhe me humor: “Jo”, duke hedhur poshtë çdo dyshim.