Pas rreth gjashtë orësh, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka fshirë postimin ku kishte shpërndarë një lajm të rremë se kinse ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq e ka lavdëruar deputeten e Aleancës, Time Kadrijaj që e gjuajti me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Për këtë ka reaguar përmes një postimi në Facebook edhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.
Ai ka thënë se edhe për shumë gjëra të tjera do të kërkojnë falje, por ka shtruar disa pyetje për Hoxhajn.
Ramadani ka pyetur Hoxhajn se ku e ka marrë lajmin e rrëmë apo kush ia ka dërguar që i ka besuar kaq symbyllur.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Do të kërkoni falje për shumëçka, por nuk mjafton kjo!
Ky Elvis Hoxha i VV-së (dhe jo vetëm ky!) duhet të përgjigjet në pesë pyetje bazike, edhepse paska kërkuar falje për foton fake që gjoja mediat e Serbisë paskan lavdëruar Time Kadriajn:
1. Ku e more foton fake?
2. Kush ta dërgoi?
3. Qysh e postove pa e kqyr e pa verifikim?
4. Kujt i besove aq symbyllur?
5. Kush është ai/ajo që ti i beson apo ai/ajo që të urdhëron?
Demaskimi juaj nuk do të ndalet.
Deri në fund do t’ju demaskojmë.
Po bëni Luftë Hibride kundër Kosovës për vite të tëra.
Nuk mjafton kërkim-falja juaj!
Do të vjen një ditë edhe në Kosovën tonë ku ligji do të jetë mbi të gjithë!
