Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Endrick, ka pësuar dëmtim muskulor në adduktorin e këmbës së majtë, ka konfirmuar zyrtarisht klubi i kryeqytetit spanjoll.
Sipas informatave të para, 20-vjeçari pritet të mbetet jashtë fushës për rreth dy javë, çka do të thotë se do të humbasë disa nga ndeshjet e ardhshme të skuadrës.
Endrick, i cili ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të fituar minuta më të shumta te trajneri, tani përballet me një pengesë të re në rrugën e tij. Pas rikuperimit, ai do të synojë të rikthehet sa më shpejt në formën e tij.
Tifozët e Real Madridit i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje sulmuesit të ri, duke i uruar shërim të shpejtë.
Por, mbetet të shihet koha e saktë e rikthimit do të varet nga ecuria e rikuperimit dhe vlerësimet e stafit mjekësor të klubit./IndeksOnline/
