Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, po merr pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Ai ndodhet atje së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe deputetin Memli Krasniqi.
