Një goditje e bujshme për Manchester Cityn në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Siç raporton “Sky Sport”, “Citizens” e kanë mbyllur marrëveshjen me Chelsean për Enzo Fernándein, përcjell “Gazeta Express”.

Në minutat e fundit është arritur marrëveshja mes palëve për transferimin e mesfushorit argjentinas, i cili pritet të udhëtojë drejt Manchesterit që pasditen e sotme.

Edhe pse shifrat e sakta të transferimit ende nuk janë bërë të ditura, Chelsea mund ta përfitojë nga shitja e Enzo Fernándezit një shumë që mund t’i kalojë 120-130 milionë euro.

Një pjesë e kësaj shume do të përdoret për ta tentuar transferimin e Manu Konés nga Roma.

Mesfushori francez është njëri prej objektivave kryesorë të Chelseat për ta përforcuar repartin e mesfushës pas largimit të Enzo Fernándezit dhe londinezët tashmë kanë më shumë hapësirë financiare për ta provuar goditjen e radhës.

Kështu, largimi i Enzos nga “Stamford Bridge” jo vetëm që i hap rrugë një kapitulli të ri për argjentinasin te Manchester City, por njëkohësisht mund ta ndezë edhe një tjetër lëvizje të rëndësishme në orët e fundit të afatit kalimtar. /Gazeta Express