Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
E në listën e VV-së për deputete është edhe Krenare Çerkini nga qyteti i Ferizaj.
Ajo garoi për herë të parë në zgjedhje si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 58.
Tashmë ajo po shihet si një befasi në këto zgjedhje. Deri më tani Çerkini ka arritur që të sigurojë 11,546 Vota.

