Që nga sot Tefik Çanga do të drejtohet nga ana e Erdin Hashanit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi për media në rrjetin social në Facebook.

“Erdin Hashani emërohet trajneri i ri i KF Tefik Çanga.KF Tefik Çanga ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me trajnerin Erdin Hashani, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës sonë’’, thuhet në njoftim.

Hashani i bashkohet Teçik Çangës pas një përvoje në futbollin kosovar.

Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar skuadra si KF Vjosa, KF Vllaznia dhe KF Flamurtari, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e stafit teknik të FC Prishtinës në rolin e ndihmës-trajnerit.