Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet do të fillojë të hënën, më 29 qershor 2026, duke nisur nga ora 20:00.
Ndërkohë, hedhja e larvicideve është paraparë të kryhet më 29 dhe 30 qershor 2026, duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit.
Ky aktivitet, pjesë e planit dinamik vjetor të Komunës për vitin 2026, menaxhohet nga Drejtoria e Shëndetësisë. Në njoftimin e saj, Komuna thekson se zhvillimi i këtyre veprimtarive varet drejtpërdrejt nga kushtet atmosferike. Prandaj, në varësi të motit, mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e planifikuara për realizimin e tyre.
