FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 22-vjeçar, Ardian Hasani, i cili nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër.

Hasani vjen nga Trepça ’89, ku në edicionin e kaluar ishte futbollisti më efikas i ekipit, ndërsa drejtuesit e Prishtinës besojnë se ai do të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv dhe do të japë kontribut të rëndësishëm gjatë sezonit 2026/27.

Pas nënshkrimit të kontratës, sulmuesi i ri i kryeqytetasve u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij.

“Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe transferimin te FC Prishtina. Do ta jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të këtij sezoni”, deklaroi Hasani për faqen zyrtare të klubit.

Me afrimin e Ardian Hasanit, FC Prishtina vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, me synimin për të qenë sa më konkurruese në garat vendore./Indeksonline/