Skuadra e Ferizajit po vazhdon përforcimet për sezonin e ri, me qellimin për tu rikthyer në Superligën e Kosovës.

Transferimi i radhës i Ferizajit është mbrojtësi portugez, Rui Carreira, shkruan IndeksOnline.

”Mbrojtësi portugez vjen pas eksperiencës së tij te Caldas SC, ndërsa më herët ishte pjesë e akademive të Sporting CP dhe FC Vizela.

Me profilin dhe potencialin që posedon, Carreira pritet të sjellë cilësi dhe konkurrencë në repartin defensiv, duke u bërë pjesë e projektit të klubit për sezonin e ri.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/