Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se e sheh pak të besueshme mundësinë që Kosova të ketë institucione të reja brenda këtij viti.

Duke folur për situatën politike në vend, Hasani tha se nuk sheh përpjekje serioze për zhbllokimin e ngërçit institucional.

“Nuk ju bëhet vonë këtyre. Kurti thotë gjithë kohës që Qeveri ka, president ka, veç Kuvend nuk ka. Kuvendin e mbledhin dhe e çojnë në pushim. Kështu duket, sepse nuk ka ndonjë përpjekje”, ka thënë ai.

Hasani ka shtuar se nuk sheh përpjekje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje politike me partitë e tjera.

“Unë nuk e kam asnjë dyshim që Kurti po do që ata që kanë votuar për të, me ia mbivendosë atyre që kanë votuar për opozitën…”, ka deklaruar Hasani. /KOHA.NET