Gold AG feston ditëlindjen e parë të vajzës, Emblema

Këngëtari i mirënjohur Gold AG ka ndarë me publikun një moment të veçantë familjar, duke festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tij, Emblema, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në fotografinë e postuar, artisti shfaqet duke luajtur dhe buzëqeshur pranë vogëlushes, të cilën e shoqëron me një dedikim plot dashuri: “Emblema sot mbush 1 vjet. Zoti të rujtë shpirti i babit”.

Postimi ka marrë menjëherë një valë komentesh dhe urimesh nga fansat dhe miqtë e artistit, të cilët i kanë shprehur urimet më të mira për jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi vogëlushes Emblema.