FFK ofron bileta falas për ndeshjen Kosova U21 – Rumania U21
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se do të ofrojë bileta falas për ndeshjen kualifikuese mes Kosovës U21 dhe Rumanisë U21.
Kjo ndeshje, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian U21 “EURO 2027”, do të zhvillohet të premten, më 27 mars, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
FFK u bën thirrje tifozëve për një prani sa më të madhe në stadium, për të përkrahur “Dardanët e rinj” në këtë përballje të rëndësishme.
Aktualisht, Kosova U21 është pjesë e Grupit A, ku pas pesë ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar 8 pikë.
Kujtojmë se Kampionati Evropian U21 në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
(Burimi: IndeksOnline)
