Fifi reagon për protestat në Shqipëri: “Ndaloni, për hir të Zotit të madh!”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e tensionuar në Shqipëri. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga protestat dhe një mesazh emocional rreth zhvillimeve të fundit.
Nëpërmjet një postimi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj për situatën, duke iu drejtuar drejtpërdrejt palëve të përfshira me një thirrje për ndaljen e tensioneve.
“Ndaloni, ju lutem! Për hir të Zotit të madh, nëse keni besim, ndaloni!” ka shkruar Fifi.
Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur situata në Shqipëri mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e qytetarëve dhe kanë shkaktuar pezullimin e aktiviteteve të ndryshme.
