**Flick pyetet për përballjen me Mourinhon: Ja si përgjigjet trajneri**
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka përmbyllur edhe një sezon tjetër të suksesshëm në krye të skuadrës katalanase.
Ai ia ka siguruar Barcelonës titullin e radhës në “Camp Nou”, duke dëshmuar sërish se është një prej trajnerëve më të mirë në botë.
Megjithatë, sezoni i ardhshëm premton një përballje të fortë, pasi Flick pritet të ketë një kundërshtar të denjë si Jose Mourinho, i cili rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh.
I pyetur lidhur me këtë situatë, Flick dha një përgjigje të shkurtër dhe të qartë.
“Gati për Mourinhon? Sigurisht, pse jo? Ai është një trajner si të gjithë të tjerët”, – tha Flick.
Barcelona e drejtuar prej tij fitoi La Ligën këtë sezon, duke mbledhur plot 94 pikë.
