Richarlison feston me ekstazë golin e Spanjës, duke shprehur gëzimin për humbjen e Argjentinës

Futbollisti brazilian, Richarlison, është kapur nga kamerat duke festuar me gëzim të jashtëzakonshëm fitoren e Spanjës dhe, rrjedhimisht, humbjen e Argjentinës, mbrëmjen e kaluar.

Një video e lojtarit të Tottenhamit po qarkullon gjerësisht në platformat sociale, ku ai shihet duke festuar me entuziazëm golin e shënuar nga Ferran Torres.

Në pamjet filmike, Richarlison shfaqet duke kërcyer dhe festuar me pasion në shtëpinë e tij, ndërsa mban veshur pantallona të shkurtra me motive të flamurit brazilian.

Spanja shënoi një fitore minimale 1:0 në atë ndeshje. (Indeksonline)