Kosova do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë kësaj jave dhe asaj që do të vijë.
Fillimisht do të përballemi në Pragë ndaj Çekisë, ndërsa 1 javë më pas presim Andorrën në Prishtinë, pikërisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Selektori ynë, Franco Foda foli rreth kësaj duke shpresuar në një performancë të mirë nga “Dardanët”.
“Në ndeshjen e nesërme duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të luajmë me intensitet të lartë edhe kundër ekipeve të mëdha, pavarësisht mungesave që kemi”, u shpreh Foda.
Më tutje ai foli dhe për ardhjet e reja te Kosova si Rilind Nivokazi, Valmir Matoshi dhe Dardan Shabanhaxhaj që do të veshin fanellën dardane në këto ndeshje.
“Kemi pasur seanca stërvitore të mira që nga grumbullimi të mërkurën. Kemi afruar edhe disa futbollistë të rinj. Ka qenë e rëndësishme që ata ta kuptojnë mentalitetin tonë dhe po ashtu është e rëndësishme që gjithçka që kemi ushtruar ta tregojmë nesër në ndeshje”, shtoi Foda.
Ndeshja me Çekinë luhet nesër, në “Epet Arena” të Pragës në orën 16:00./IndeksOnline/
