**Prani e shtuar policore para Kuvendit**
Forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe ekipe të zjarrfikësve janë pozicionuar në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë këtyre institucioneve vazhdon protesta e qytetarëve.
Prania e shtuar e forcave të sigurisë lidhet me kërkesat e protestuesve që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Qytetarët janë mbledhur para Kuvendit që prej mbrëmjes së së dielës, në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”. Ndërkohë, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare, ku projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është pika e parë e rendit të ditës, raporton Indeksonline.
Paralelisht, para Kuvendit është paralajmëruar edhe protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
