Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, është vërejtur teksa hynte në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kjo hyrje e tij koincidon me kohën pak para se të hidhet në votim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky projektligj pritet të votohet gjatë seancës plenare të Kuvendit, e cila është parashikuar për sot.
