Uran Ismaili: E gjithë Kosova pret votën e deputetëve për drejtësi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka theksuar se anëtarët e Kuvendit kanë mundësinë që, përmes votës së tyre, të krijojnë më shumë transparencë dhe një sistem të mirëfilltë drejtësie.
Ismaili shtoi se çështja për të cilën pritet të votohet është me rëndësi thelbësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike.
Duke theksuar rëndësinë e momentit, ai u shpreh: “Besoj se e gjithë Kosova po pret një veprim të tillë. Sot, deputetët kanë mundësinë të ofrojnë një transparencë më të madhe dhe të ndërtojnë një sistem të mirëfilltë drejtësie. Nuk besoj se ka deputet që nuk e do drejtësinë; nëse e dëshironi atë, atëherë kjo është mundësia që, në emër të të gjithë Kosovës dhe pa dallim partie, të jepni votën tuaj.”
