**FSK-ja merr pjesë në stërvitje ndërkombëtare në Kroaci**
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori pjesë në një stërvitje ndërkombëtare të titulluar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, e cila u zhvillua në Slunj të Kroacisë. Në këtë stërvitje morën pjesë pjesëtarë të togës për ndërhyrje nga Policia Ushtarake e FSK-së.
Stërvitja u drejtua dhe u realizua nga instruktorë të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.
Gjatë kësaj stërvitjeje u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me theks në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e ndërhyrjeve.
Këto aktivitete mundësuan avancimin e shkathtësive taktike, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pjesëmarrja në stërvitje të tilla dëshmon përkushtimin e FSK-së për rritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.
