Fuego dhe Nichi Kërkojnë Përballje të Drejtpërdrejtë në Nominim

Tensionet mes reperëve Fuego dhe Nichi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 vijojnë të jenë të larta. Të dy kanë shprehur hapur gatishmërinë për t’u përballur drejtpërdrejt në një nominim.

I pari që deklaroi këtë ishte Fuego, i cili theksoi se nuk e konsideron problem të dalë në nominim përballë çdo banori tjetër të shtëpisë.

“Jam i gatshëm në nominim ballë për ballë me secilin. Gjene një rregull me thy edhe hina n’nominim”, u shpreh Fuego.

Edhe Nichi, nga ana e tij, shprehu të njëjtën dëshirë për një nominim kokë më kokë me Fuegon, duke i bërë thirrje Vëllait të Madh t’ua mundësojë një përballje të tillë.

“Këtë moment jam i gatshëm. Qitna, Vëllai i Madh, kokë më kokë”, u dëgjua duke thënë Nichi.