Komuna e Fushë-Kosovës ka lidhur një kontratë për rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe objekteve të tjera të paligjshme brenda territorit të saj dhe fshatrave përreth.

Kontrata, e cila ka të bëjë me shërbimet e rrënimit, i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “Ermal Sylaj B.I.” dhe “AAB Construction” SH.P.K., sipas raportimit të IndeksOnline.

Në këtë procedurë prokurimi, ku morën pjesë katër oferta, kriteri kryesor për përzgjedhje ishte çmimi më i ulët.

Marrëveshja kornizë, me një kohëzgjatje prej 36 muajsh, parashikon realizimin e shërbimeve të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje dhe strukturave të tjera të paligjshme në Fushë-Kosovë dhe fshatrat përreth.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 262.50 euro për njësi, ndërsa vlera e parashikuar e të gjithë aktivitetit të prokurimit arrinte në 250 mijë euro.