Ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku nga Vushtrria pas aksidentit tragjik
Një aksident trafiku i ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka marrë jetën e futbollistit nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.
Lajmi për humbjen e tij tragjike u raportua fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë, në komunën e Vushtrrisë.
Bunjaku, në periudhën e fundit, ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kosovës U-21.
